Është për të kryer aktivitete që ndihmojnë Ministrinë e Punëve të Jashme (MPJD) në shtimin e vlerave dhe përmirësimin e funksionimit me qëllim të arritjes së objektivave, duke përmirësuar efektshmërinë në procesin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit.
Gjithashtu ta ndihmojë MPJD, që të ruajë kontrollet efektive duke vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin e tyre dhe duke nxitur ngritjen e vazhdueshme të forcimit dhe përshtatshmërisë së tyre me misionin dhe objektivat.
Me qëllim të arritjes së misionit, Auditimi i Brendshëm duhet të:
- veprojë në pajtim me parimet themelore për praktikat e auditimit të brendshëm (ligjshmëria, integriteti, objektiviteti, besueshmëria, kompetenca, pavarësia);
- veprojë në pajtim me parimet e sjelljes së Kodit të Etikës së Auditimit të Brendshëm;
- veprojë në pajtim me Ligjin e Auditimit të Brendshëm, rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, Statutin e Auditimit të Brendshëm dhe standardet profesionale.