Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore;
Udhëheq, planifikon, mbikëqyr dhe koordinon punët e njësive organizative në të gjitha aktivitetet e njësisë së burimeve njerëzore dhe siguron funksionim efikas;
Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave, standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore;
Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të institucionit;
Ndihmon njësitë përkatëse për përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin dhe sistematizimin e tyre;
Zhvillimi i procedurave të lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë deri në plotësimin e vendit të punës në bazë të legjislacionit në fuqi;
Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, pushimet, trajnimet, vijueshmërinë në punë, procedurat disiplinore, pezullimin e marrëdhënies së punës, përfundimin e marrëdhënies së punës – lirimin nga shërbimi civil, pensionimin e parakohshëm, vërtetimet, statistikat e të punësuarve etj., në bazë të akteve ligjore në fuqi;
Administrimi i dosjeve të personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendosja e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik (SIMBNJ);
Administrimi i pagave, kompensimet në pagë, shpërblimet, shtesat në pagë të nëpunësve etj.;
Përgatitja e raportit vjetor dhe planit të punës për menaxhimin e burimeve njerëzore;
Ofron mbështetje për komisionet përkatëse të gradimit, disiplinës dhe rotacionit;
Kryen edhe detyra të tjera në kuadër të mandatit ligjor.